Eva Margariti per udhetimin pas ne kohe, paraden e makinave Retro ne rrugicat me kalldrem te Qafes se Pazarit
Ne aktivitetet RETRO N`SOKAK ne qytetin e Gjirokastres, ka qene sot edhe Ministrja e Kultures Eva Margariti e cila ka percjelle dhe kete mesazh:
Ka gjithnjë një arsye për të udhëtuar drejt Gjirokastrës.Këtë herë jo vetëm për rrugicat me kalldrëm e Qafën e Pazarit, që pas vitesh harrese, falë një operacioni të thellë restaurimi e rijetëzimi kanë marrë një tjetër shkëlqim, real, të prekshëm e jo prej premtimesh 3D; magjinë e polifonisë apo kulinarinë me recetat “sekrete” të nikoqireve gjirokastrite, por për të udhëtuar pas në kohë. Parada e makinave Retro.al DPSHTRR udhëtoi drejt qytetit të gurtë, duke sjellë me vete sharmin e kohëve që nuk janë më, copëza historish që janë jetuar mbi to apo skena filmash, ku janë bërë pjesë, në ish-Kinostudio.Dhe pastaj… Muzikë!”- shkruan Eva Margariti.