Eshte ndare nga jeta mjeku i njohur gjirokastrit, Frederik Kekezi, banor i vjeter i lagjes Varrosh!

Nga Gjirokastra, qyteti tone, ne kete situate te trazuar, edhe me lajme jo te mira, te hidhura, mesojme se eshte ndare sot nga jeta mjeku i njohur Frederik Kekezi,  banor i vjeter i lagjes Varrosh.

Kete lajm te hidhur e kane percjelle miqte e tij, Shamet Lagji dhe Meti Mene:

“Me hidherim te thelle mora lajmin se shoku dhe miku tim i mire prej 50 vjetesh u nda sot nga kjo jete, shkruan Shamet Lagji.

Doktor Frederik Kekezi , ishte nje mjek i perkushtuar ne sherbimin per mbrojtjen e shendetit te njerezve.Ishte i urte dhe i dashur me te gjithe njerezit.

Nuk do te shohim me Dr.Fredi , buzeqeshjen tende dhe nuk do degjojme me fjalen tende te urte si mjek dhe si njeri !

Ndersa Meti Mene, ndarjen nga jeta te Fredit, djalit te mesuesit te shume brezave Fotaq Kekezi,i pikelluar shprehet:

“I shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij dhe ndaj dhimbjen me ta në këtë ditë zie. Vlerësoj shumë profesionalizmin e tij ne vite”.

Ngushellime familjes! U prehtë në paqe shpirti i tij!”