Escherichia coli dhe format e marrjes së këtij bakteri të rezikshëm në ushqime!

Escherichia coli dhe format e marrjes së këtij bakteri të rezikshëm në ushqime.

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Tiranë ka bllokuar dhe gjobitur këto dite subjekte private te prodhimit dhe tregtimit te pasigurt të djathit dhe gjizës.

 

Me këtë rast, AKU vë në djeni se pas analizimit të mostrave të marra, produkti djathë i bardhë dhe gjizë kanë rezultuar me ngarkesë mikrobike Escherichia coli mbi normë.

 

Ja se cfarë duhet të dini për Escherichia coli dhe format e marrjes së këtij bakteri:

-Përmes konsumimit të ushqimeve apo ujit të kontaminuar
-Nëse jetoni afër ambienteve me bagëti
-Nga ushqimet si spinaqi, sallata, kastravecët dhe ushqimet e tjera me origjinë bimore që kultivohen me plehun e këtyre kafshëve
-Nga uji i ndotur
-Nga mishi i pagatuar mirë, sidomos ai i ushqimeve të shpejta
-Konsumimi i frutave dhe perimeve pa u larë.