-Për shtyrjen e afatit të aplikimit të ligjit “Për vlerësimin e pasurisë së Paluajtshme”,

Afati për rivlerësimin e banesave është shtyrë deri në fund të vitit.

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e radhës propozimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj për shtyrjen e afatit të aplikimit të ligjit “Për vlerësimin e pasurisë së Paluajtshme”, i cili u miratua në fund të vitit 2019 si pjesë e Paketës Fiskale të vitit 2020.

Afati për shtyrjen e aplikimit të këtij ligji do të jetë deri në fund të vitit 2020, nga data 30 shtator 2020 që është parashikuar aktualisht.