Edi Rama:Pas Kukësit dhe Vlorës, ndërtojmë tjetër aeroport në Shqipëri, ja vendi...

Edi Rama ka premtuar se brenda mandatit do të fillojë puna për ndërtimin e aeroportit të Sarandës. Kryeministri nuk dha afate apo datë, por tha se “ka ardhur koha qe jugut t’i jepet ajo qe i mungon”.

“Do të ndërtojmë aeroport në Finiq, aeroporti i jugut të Shqipërisë, aeroporti i famshëm i Sarandës.

Ne e kemi filluar punën për të identifikuar burimet dhe forcat që do të fillojnë ndërtimin e aeroportit. Besoj që ka ardhur koha që t’ia japim këtë gjë jugut sepse turizmi po zhvillohet”, tha Rama.