Edi Rama: ”Tërmet,se ti je shumë i lëvizshëm, kujdes me këtë hapjen..."- Ja si përgjigjet Tërmet Peçi, kryebashkiaku i Tepelenës

 

Gajte komunikimit me kryebashkiaket e zonave te gjelberta,per lehtesimin e masave nga e hena kunder koronavirusit, Kryeministri Edi Rama i eshte drejtuar me batute krebashkiakut te Tepelenes, Termet Pecit.

Ja nje fragment nga biseda:

Rama: Tërmet, se ti je shumë i lëvizshëm, kujdes me këtë hapjen, na ndero.

Tërmet Peçi: Po komandant, urdhri jot do të zbatohet nuk diskutohet, por mendoj se deri tani masat dhe të gjitha fashat e qeverisë janë zbatuar. Falë Zotit dhe falë masave që keni marrë ju nuk kemi asnjë rast. Shpresojmë që të mos kemi asnjë rast, pasi deri tani Tepelena është model.

Rama: Nëse do të ketë rezultat pozitiv ky pilotim i parë, atëherë do të ndihmojë edhe të tjerët të vazhdojnë me lehtësim javën e ardhshme dhe pastaj gjithë territorin e Shqipërisë. Javën e ardhshme mund ta zgjerojmë grupin e lehtësirave, por ajo që na duhet është të shkojmë edhe përtej. Pra, ndërkohë që hapet pjesa e punës, të hapet edhe pjesa e jetës, e lëvizjes, e sistemit social në distancë.