Edi Rama i përgjigjet shqetësimit të qytetarëve për Ditën e 1Majit, ja si do veprohet
Nesër eshte 1 maji dhe, ne pergjigje te shume pyetjeve te qytetareve si do veprohet, Kryeministri i vendit ka bere kete postim te rendesishem:
Postimi
NË PËRGJIGJE TË SHUMË PYETJEVE PËR DITËN E NESËRME, 1 MAJ:
Nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që duan të punojnë mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave😊
Ministrja e Shëndetësisë do të publikojë mbasdite të rejat lidhur me javën në vijim dhe zgjerimin e Zonave të Gjelbërta.