Edhe 100, i dashur akademik Besim Elezi!

Edhe 100, i dashur akademik Besim Elezi!

Kete urim Kryesia e Akademisë së Shkencave e ka percjelle ne faqen e saj zyrtare në kushtet e largësisë së detyrueshme shoqërore që është diktuar për shkak të rrethanave per ti uruar anëtarit te saj, akademikut te mirënjohur Besim Elezi 85-vjetorin e lindjes.

Ja urimi:

Edhe 100, i dashur akademik dhe mik i shtrenjtë, për gëzimin tuaj vetjak, të familjes, të miqve e kolegëve, të bashkësisë akademike dhe universitare, të shërbimit shëndetësor që i jeni kushtuar, që këto kohë e shohim të gjithë në piedestalin e meritës.

Nderojmë në këtë ditëlindje jubilare akademikun, profesorin, kirurgun që ka zgjatur qindra e qindra jetë njerëzore dhe meriton mirënjohje popullore; personalitetin me njohje europiane: kryetar i Shoqatës së Kirurgëve të Shqipërisë, anëtar i Komitetit Permanent të Eurokirurgjisë dhe anëtar i Kolegjit Ndërkombëtar të Kirurgëve; autor i shumë botimeve monografike dhe i mbi 100 artikujve shkencorë në shqip e gjuhë të huaja, simbol i dijetarit që kurrë nuk i ka ndarë katedrën nga shërbimi.

Edhe 100, i dashuri ynë mik e akademik Besim Elezi.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com