E Qeshura e Autorit Gjirokastrit Shpetim Emiri në Librin“Studentët janë të vonuar!”, Shprehje e Raportit të Tij me Realitetin

E qeshura e autorit gjirokastrit Shpetim Emiri ne librin“Studentët janë të vonuar”, shprehje e raportit te tij me realitetin.

“Studentet jane te vonuar!”

Kështu  titullohet libri i tretë dhe i fundit i triptikut me vargje satirike të autorit Shpetim Emiri me parathenie te shkrimtarit Petrit Ruka.

Ky liber vjen pas dy librave te meparshem me poezi satirike ” Moj Gjirokastra “ pa vulë “!” dhe “ Sot ke qejf te vdesesh”.

Sipas shkrimtarit Petrit Ruka “ qe prej titullit ndjehet lehtesisht se udhen e sendertimit e merr prej levizjes se bukur studentore te dhjetorit 2018 e cila, siç shkruan autrori, nisi te na ndryshoje jeten shpirterore dhe lindi shpresen per te ringjallur trupin e drobitur te Atdheut, mbushur plage te mahisura krimi, korupsioni, grabitjeje e padrejtesish.”

Edhe kete radhe, autori gjirokastrit Shpëtim Emiri, si dhe ne librat e tjere eshte emocionalisht i ngarkuar dhe mjaft shprehes ne te gjitha krijimet ndaj fenomeneve negative te realitetit qe jetojme te gjithe.

Ne shumicen e krijimeve te librit, e  qeshura e Shpetimit eshte e hidhur, ironike dhe e drejtperdrejte per situaten, ngjarje dhe fenomene shqetesuese qe pengojne zhvillimin e jetes demokratike dhe ngritjen e mireqenies ekonomike te vendit.

Me kete vellim te ri te Shpëtim Emirit, lexuesi do te kete rastin e kenaqesise qe edhe te qeshi me humorin dhe ironine por edhe te ndjeje e t`i bashkohet zerit dhe shqetesimit qytetar te autorit, shpreses se perbashket per ndryshime.

Autori Shpetim Emiri ka  botuar deri tani shtate libra.

I urojme  shendet e krijimtari te mbare gjate ketij viti e ne vazhdim.