E gjeni dot ku ndodhet ky perendim mahnites? Po, ne Shqiperi eshte!

Kjo foto eshte bere ne nje nga perlat e turizmit shqiptar. Aty ku priten te behen investime te medha. Behet fjale per nje prej 100 fshatrave me turistik te vendit tone qe eshte Kanina e Vlores.

Ministrat e Kulturës, njëri pas tjetrit e kanë parë si destinacion nga ku mund të thonë se resurse të tilla janë hapësira magjepsëse për turistë.

Gjashtë kilometra larg nga Vlora, në këtë kodër 380 metra mbi nivelin e detit ndodhet kalaja e Kaninës. Një kilometër mur rrethues dhe sipërfaqe prej 3.5 hektarësh, ajo i ka dhënë histori zonës.

Por, per fatin e keq deri me sot mbetet e pashfrytezuar dhe rruga eshte e pa rregulluar. Gjithsesi pamja mahnitese qe te jep lindja e diellit dhe perendimi i tij zor se e gjen diku tjeter. Aktualisht te gjithe pushuesit do te mund ta shohin ate pasi qeveria ka nisur bypasin e Vlores.

Besohet se kjo rruge do te zgjidhe shume probleme te trafikut ne stinen e veres. Duke qene se do te jete si rruge alternative per pushuesit qe duan te shkojne drejt qafes se Llogarase.