E fundit nga shendeti! Keto jane 3 ushqimet qe pengojnë Kovidin, sipas një studimi!

Ndërsa koronavirusi i ri vazhdon të prishë jetën e njerëzve, kërkime të reja po bëhen çdo ditë për të luftuar virusin vdekjeprurës.

Në një studim interesant nga Instituti i Virologjisë Molekulare, Qendra Mjekësore e Universitetit Ulm, Technische Universität Dresden dhe CogniVerde GmbH u zbulua se çaji jeshil, lëngu i boronicës dhe lëngu i shegës kanë potencialin për të vrarë virusin.

Studimi zbuloi se këto lëngje dhe çajra ishin në gjendje të parandalonin përhapjen e infeksionit në qelizat in vitro.

Studimi

Për studimin, shkencëtarët përzien substancat bimore me viruse dhe zbuluan se lëngu i boronices zvogëlon infektivitetin me gati 3,000 herë. Ndërsa lëngu i shegës, çaji jeshil dhe lëngu i njomës, ulën infektivitetin me rreth 10 herë.

Shkencëtarët gjithashtu testuan virusin e gripit të derrit dhe bashkëveprimin e tij me substancat bimore. Ata zbuluan se të katër lëngjet bimore inaktivizojnë më shumë se 99 përqind të virusit në më pak se 5 minuta.

Lëngu i boronicës inaktivizon rreth 97 përqind të SARS-CoV-2 pas 5 minutash, ndërsa lëngu i shegës dhe çaji jeshil inaktivizojnë rreth 80 përqind të virusit. Ndersa lëngu i manit nuk kishte asnjë efekt.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se SARS-CoV-2 ishte më rezistent ndaj çdo patogjen tjetër, megjithëse lëngu i boronicës ishte mjaft i dobishëm. Lëngu i shegës dhe çaji jeshil gjithashtu ndihmuan në zvogëlimin e efektit të virusit.

Çfarë mund të bëni?

Autorët e studimit sugjeruan që gargarja dhe shpëlarja e gojës me këto çajra dhe lëngje, e ndjekur nga konsumi i tij, mund të jetë një strategji e lehtë dhe efektive për të parandaluar SARS-CoV-2, veçanërisht tek njerëzit me rrezik të lartë.