Dy automjete janë përplasur në aksin Pogradec-Korçë
Dy automjete janë përplasur në aksin Pogradec-Korçë mëngjesin e sotëm, duke u dëmtuar shumë, por fatmirësisht, nuk pati viktima.
Njëri nga automjetet madje ka përfunduar në kanalin anash rrugën.
Policia e Pogradecit ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar i njërit prej shoferëve./Lapsi.AL/