Doktori që u bë Kryeministër i rikthehet Zanatit duke Shërbyer në Spital një Turn në Javë në Luftë me Pandeminë!
Shtatë vjet më parë la mjekësinë për politikë. Ndersa tani ai po kthehet në punë si mjek nderkohe qe vendi i tij lufton me perhapjen e koronavirusit.
Kryeministri irlandez Leo Varadkar, apo “Taoiseach” sic quhet Kryeministri në Irlandë, i eshte bashkuar regjistrit mjekësor dhe do të punojë një turn në javë për të ndihmuar gjatë pandemisë, njoftoi transmetuesi kombëtar RTE.
Varadkar ka punuar si mjek për shtatë vjet para se të bëhej politikan. Ai u largua nga profesioni mjekësor në vitin 2013.
RTE raportoi se ai u ri-rregjistrua si mjek në Mars dhe ofroi shërbimet e tij tek Shërbimi Shëndetësor i vendit për një seancë në javë. Varadkar do të ndihmoje ne linjen telefonike për të liruar stafin për punën e vijës së parë, sipas RTE.
Irlanda ka pothuajse 5,000 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 158 njerëz kanë vdekur nga sëmundja në vend.
Vendi ka qenë nën një bllokim për më shumë se një javë, me njerëzit që nuk lejohen të udhëtojnë më shumë se 2 kilometra nga shtëpitë e tyre.
Njerëzit mund të lënë shtëpitë e tyre vetëm kur është e nevojshme: të blejnë sende ushqimore dhe ilaçe, të marrin pjesë në takime mjekësore, të kujdesen për familjen ose të dalin për ushtrime fizike “të shkurtra”.
Mbledhjet publike dhe private mes njerëzve nga familje të ndryshme janë të ndaluara, dhe vetëm punëtorët thelbësorë – përfshirë profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe shoqëror – lejohen të udhëtojnë për në dhe nga puna.