Doktori i njohur Arben Gjata:Të përshtatemi me mënyrat e reja të jetesës deri në përfundimin e epidemisë

Arben Gjata, Rektor i Universitetit të Mjekësisë, sipas nje mesazhi të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, thote se
“Jemi në fundin e periudhës shumë të vështirë që kaluam së bashku të kësaj pandemie të rëndësishme. Janë duke u marrë masat të hapjes, së ekonomisë, së jetës sociale, të mënyrës sesi jetojmë, të mënyrës sesi punojmë. Pra, jemi drejt një finishi ku të gjithë keni dhënë kontribut. Natyrisht, përshëndetja e parë, respekti më i madh është për mjekët, për personelin mjekësor që ka qenë në vijën e parë por pa ju, pa bashkëpunimin tuaj, pa mirëkuptimin tuaj do të ishte mjaft e vështirë që t’ia dilnim kësaj situate”.

“Do të kërkoja nga të gjithë ju, shprehet profesor Gjata, që të vazhdojmë të jemi të ndërgjegjshëm, që janë vetëm masat e distancimit fizik, ruajtja e distancës, ruajtja e rregullave të higjienës personale që janë të domosdoshme që t’i vazhdojmë edhe në këtë periudhë hapje,  mënyrë që të mos kemi edhe kthim mbrapa. Është mënyra e vetme dhe e domosdoshme që ne të përshtatemi me realitetin e ri, me mënyrat e reja të jetesës deri në përfundimin e epidemisë, daljen përfundimtare nga epidemia deri në momentin kur do të kemi masa të sigurta që mund ta luftojmë sic duhet këtë virus”,mbyll doktori i njohur Arben Gjata mesazhin drejtuar qytetarëve.