"Do te fshijme nga harta ndertimet pa leje ne bregdet", Radhima e Vlores s'ka vende per plazh pa pagese!

Bregdeti i Shqiperise eshte bere pjese e zaptimeve pa leje nga biznese qe jo vetem krijojne te ardhura ne dem te shtetit por nuk lejojne hapesira publike per pushuesit vendas dhe te huaj.

Te shkosh psh ne Radhime te Vlores nuk gjen me asnje cep te lire per te vendosur nje cader. Kudo shezlonge nga biznese aty prane, aq sa cdo vit zgjerohen duke marre edhe nga vendet ngjtur.

Zor te gjesh vende te lira per te bere plazh sepse cdo hapesire e lire eshte zene qe nga fillimi i lungomares deri ne Orikum!

Nderkohe qe ne Shengjin pritet te prishen ndertimet pa leje ne bregdet, cfare do te ndodhe me plazhet publike ne jug?!

Ja cfare thote Kryeministri Edi Rama:

Javën e ardhshme forcat Policisë së Shtetit dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit do të nisin operacionin ‘Bregdeti Ynë’, për të fshirë nga harta e pasurisë më të madhe të popullit shqiptar çdo ndërtim pa leje, duke nisur me ato që janë në proces në thyerje flagrante të Kodit Penal dhe për të çuar përpara drejtësisë çdo shkelës të ligjit (qoftë në krejt zinxhirin e ndërtimit nga investitorët deri tek punonjësit e kantiereve, e qoftë në radhët e vetë policisë, nga shefa e deri tek punonjës, që me veprimet a mosveprimet e tyre kanë lejuar shkeljen e ligjit.

Pastrimi i gjithë bregdetit për të vijuar më pas me zonat e mbrojtura e akset kombëtare, do të vazhdojë pa u ndalur deri në goditjen e fundit.

Apeli për shkelësit është i thjeshtë: Prishni e pastroni vetë çka keni ndërtuar pa leje në dëm të pasurisë së popullit, sepse kur të përballeni me forcën e operacionit ‘Bregdeti Ynë’, do të jetë shumë vonë për ju.