Dite te mbare me valle treshe ne Qafe te Pazarit te qytetit te Gjirokastres

Dite te mbare me valle treshe ne Qafe te Pazarit

Mengjesi i sotem ne Qafe te Pazarit te qytetit te Gjirokastres ka nisur me kete valle treshe.
Ja dy valltaret me shami ne dore, protagonistet kryesore te saj dhe nje nga  “bishat” e RETRO N`SOKAK sic eshte quajtur aktiviteti ku prezantohet nje koleksion mjetesh te vjetra e te perdoruar shume vite perpara edhe ne Shqiperi.

Nje parakalim i bukur dhe i bujshem qe shoqeroheyt me “ bori dhe borizane”, me tinguj e xhazit deri ne kupe te qiellit per te zgjuar dhe guret e udhes.

Kjo foto eshte sinjali i pare i festes , i atmosferes ne vazhdim qe do te vazhdoje gjate gjithe dites se sotme e ne mbremje ne pazarin e gjirokastres.

Urime Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor me drejtorin Blendi Gonxhe ne krye per organizimin edhe ne Gjirokaster te ketij aktiviteti me shtrirje te gjere.