Ditë historike! SHBA fillon shpërndarjen e vaksinës kundër kovidit, Ja kush ishte e para...

Infermierja nga Nju Jorku merr vaksinën e kovidit ndërsa filloi sot shpërndarja ne SHBA.

Vaksina e parë e aprovuar federale e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara u krye të hënën nga një infermiere e kujdesit shendetesor në Qendrën Mjekësore Hebreje në Long Island në New York, njoftoi Fox News.

Sandra Lindsay, një punonjëse ne Northwell Health, qe kaloi 10 muajt e fundit duke punuar në vijat e frontit ndërsa koronavirusi preku gjithe shtetin, u vaksinua gjatë një konference shtypi me guvernatorin Andrew Cuomo.

Guvernatori tha se “Në Nju Jork, ne i kemi dhënë përparësi punonjësve të kujdesit shëndetësor në krye të listës për të marrë vaksinën, sepse ne e dimë që ju jeni atje çdo ditë duke vënë jetën tuaj në rrezik për ne të tjerët”.

Lindsay tha se ndihej me shpresë, ishte e lehtësuar dhe donte të “nguliste besimin e publikut se vaksina është e sigurt”.

Vaksina e prodhuar me bashkëpunim nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech u miratua të premten në darkë për përdorim emergjent tek individë mbi moshën 16 vjeç. Ndërkohë do të vazhdojnë analizat klinike për të parë nëse edhe fëmijë nën 16 vjeç si dhe gratë shtatzëna mund të vaksinohen, pasi këto dy grupime nuk ishin përfshirë në numër të mjaftueshëm në provat klinike.

Të parët që do të vaksinohen janë punonjësit e shëndetësisë, pasuar nga persona të moshuar dhe me probleme ekzistuese shëndeti. Deri në fund të pranverës së ardhshme pritet që vaksina t’i ofrohet të gjithë popullatës amerikane. Vaksinimi kërkon dy doza, të bëra me distancë kohore prej tre javësh.

 

Ndërkohë, autoritetet po analizojnë edhe vaksinën kandidate të kompanisë Moderna, njoftoi VOA.