Detaje nga ngjarja tragjike dhe emrat e te aksidentuarve. Ngushellime familjareve...

Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e sotme në Qafë-Muzinë.

Mes viktimave është një çift nga Ukraina Olesander dhe Tetiana Fediaieva.

Drejtuesi i furgonit, Bardhi Proda nga Saranda, edhe çifti Fiqiri dhe Drita Korçari.

Shtetasja Greta Kaberdini, 25 vjeçe nga Fieri, e cila ndodhet në Spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën, është nxjerrë nga furgoni e gjallë.

Shkak i aksidentit tragjik ishte parakalimi i gabuar i automjetit “Land Rover”, i cili hyri me shpejtësi në kthesë.

Drejtuesi i mjetit “Land Rover” plagosur lehtë eshte 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka, banuese në Tiranë, si dhe pasagjere me te ishin dy shtetas italianë, të identifikuar si Ana Cascalvilla dhe Julia Parini nderkohe qe automjeti ishte me qera.

Shprehim me kete lajm ngushellime familjareve dhe miqeve qe humben ta dashurit e tyre ne kete aksident tragjik.