Deputeti Bledi Çuçi vlereson punen e Kadastres,bashkë me drejtorin Florian Taçi dorzon per familjet lejet e legalizimit të banesave të ndërtuara informalisht

Ne faqen e tij ne FB Deputeti Bledi Çuçi ka bere kete njoftim te rendesishem:

Në disa familje të Gjirokastrës bashkë me drejtorin e Kadastrës, Florian Taçi, për të dhënë lejet e legalizimit të banesave të ndërtuara informalisht vite më parë.

Me marrjen e këtij dokumenti kaq shumë të rëndësishëm, këto familje dhe shumë e shumë të tjera që e kanë marrë më parë apo presin ta marrin, përfundon kalvari i mundimshëm për të ligjëruar pronën e tyre.

Katrahura që kishin bërë me ALUIZNI-n deri në vitin 2013, shfaqi nevojën që procesi i legalizimit të hynte në shinat e duhur. ✍ Është bërë një punë e jashtëzakonshme nga ky institucion vit pas viti dhe më pas Kadastra, duke iu dhënë mundësinë shumë qytetarëve që sorollateshin për vite me radhë të posedonin dokumentin e pronësisë. Ne e futëm këtë proces në rrugën e zgjidhjes dhe do ta përfundojmë në të gjithë vendin-ka shkruar deputeti Bledi Çuçi.