Covid 19/ Saranda dhe Delvina e shqetësuar...

Nje tjeter rast me koronavirus eshte konfirmuar sot ne Sarande. Nderkohe qe Koronavirusi po e shnderron Delvinen ne nje vater infeksioni ne jug.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Shendetit Publik benë të ditur per Radion “Saranda” dhe SARANDANEWS.AL se rasti i dyte i konfirmuar eshte nje 43 vjecar nga strukturat e institucioneve vartese te Bashkise.

Specialistet thane se rrethi i kontakteve te te prekurit, eshte i gjere, duke perfshire edhe institucionin e bashkise .

Radio Saranda kontaktoi sot ne mesdite me drejtorin e shendetit public .Arjan Kalcuni i cili e konfirmoi zyrtarisht rastin, si te dytin ne territorin e Bashkise.

Zoti kalcuni shtoi se i prekuri po trajtohet ne kushtee shtepie.

Nderkohe, ndryshe nga ditet e tjera, ne institucionin e bashikise sot u vu re nje kujdes i shtuar me masa parandaluese te covid-19/, duke nisur nga perdorimi i maskave, etj,.

Po keshtu , kujdes eshte konstatuar edhe ne mjedise publike te qytetit dhe disa lokale e njesi sherbimi.