"Covid 19 dhe Lekura juaj" - Kujdes nga keto Probleme te Lekures qe i sjell Koronavirusi!

Bota ka ndryshuar ne menyre dramatike qe prej fillimit te pandemise. Bashke me sfidat e perditshme te njerezit e thjeshte, koronavirusi ka sjelle sfida te reja edhe te doktoret fizikante, perfshire dhe dermatologet.

Edhe pse virusi nuk prek lekuren drejtperdrejt, shume cregullime lekure kane ndodhur, sidomos nga kontakti i zgjatur me pajisjet mbrojtese dhe higjienes se tepruar. Lendime lekure nga maskat, dhe nga larja e shpeshte me solucione jane dy nga aresyet e prekjes se lekures nga probleme te shumta.

Aspektet dermatologjike apo indirekte te infeksioneve nga Covid 19 po shikohen me kujdes nga dermatologet ne menyre qe te meren masa per mbrojtjen e lekures.

Komplikacionet e lekures ne infeksionin nga Covid 19 vijne kryesisht nga hidratimi i tepert, ferkimi, dobesim i barrieres se lekures, dhe reaksioneve prej kontaktit, ku te gjitha prej tyre mund te agravojne deri ne nje semundje lekure.

Pjeset me te prekura te lekures jane afer hundes, mjekres, ballit, dhe duarve. Mbajtja e sterzgajtur e maskave behet shkas per nje sere semundjesh lekure ne kete aspekt. Te duart shkak eshte mbajtja per nje kohe shume te gjate e dorashkave ashtu edhe larja e ekzagjeruar e duarve, por sidomos perdorimi i shume dizinfektanteve acarues per lekuren, alkolit, etj.