Coronavirusi në vargjet e Anastas Lakos:"Ika dhe kurrë më nuk vi/ Kujdes,kujdes ju them përsëri"

Mimbrëma!
Jam korona virusi

Po iki nga Shqipëria
Do vete te vendet e mia

Kudo vajta edhe brodha
Vetëm dhimbje unë mbolla

Gjithë globi në shtëpi
Humbi plaçkë e katandi

Mora njerëz pa mëshirë
Dhe nuk bëra një të mirë

“Kora shiva”si di vetë
Badërdisa moshën e tretë

Nuk më fal njerëzimi
Nga lindja te perëndimi

Kudo globit fluturova
Shkencën e gjunjëzova

Profesor me grada plot
U munduan, por më kot

Të më gjejnë ku jam fshehur
Mendjen duhet ta kenë të “mprehur”

Nuk jam trim sa u tregova
Befasinë shfrytëzova

Mos bëni raketa, e tanke ruse
Por luftoni këto viruse

Njerëzimi të gëzojë
Me djersën e ballit te rrojë

Po iki andej nga erdha
Për mua u mbyll dera

Veç një këshillë po ju jap unë
Të kujdeseni më shumë

Se po u ktheva pa pritur
Çdo derë do kem “fikur”

Kujdes ju them përsëri
Mos ju gjej në befasi

Profesorë shkencëtarë të nderuar
Punoni natë e ditë pa përtuar

Jo për armë, për djallëzi
Por për shëndet, paqe e lumturi

Ika dhe kurrë më nuk vi
Kujdes , kujdes ju them përsëri

Anastas Lako 12.05.2020