Çmime nga FFTK i Sazeve Popullore, Grupi i Sazeve të Këlcyrës dhe Grupi i Sazeve të Përmetit

Këshilli i Qarkut Gjirokastër u prezantua me dy grupe në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Sazeve Popullore (Edicioni i XI).
Grupi i Sazeve të Këlcyrës dhe Grupi i Sazeve të Përmetit ngritën peshë publikun me interpretimet e tyre dhe sollën në qark dy çmime:

Çmimin e dytë të festivalit “Vasil Çesmaxhi” e fitoi Grupi i Sazeve të Këlcyrës.
Çmimin instrumentisti më i mirë “Riza Nebati” e fitoi klarinetisti Igli Zeqiri, nxënës i shkollës së mesme artistike “Feim Ibrahimi”.