Cilët janë pastruesit më të mirë për të hequr mikrobet e koronavirusit!

Nje gje shume e rëndësishme per t’u mbrojtur nga Koronavirusi eshte të pastrohen dhe dezinfektohen mire sipërfaqet me prekje të shpeshta.

Pervec ujit me sapun mund të përdoren edhe pastrues me të forte per sipërfaqet.

Për të dezinfektuar, përdorni solucione të holluar sterilizuesish shtëpiak, solucione alkooli me të paktën 70% alkool, dezinfektues të zakonshëm shtëpiak, të cilat janë efektive në vrasjen e këtij virusi dhe mund të përdoren në mënyrë të sigurt.

Higjiena e duarve është më e rëndësishmja sepse duart janë mjeti kryesor i transmetimit për këtë virus. Ka shumë gjëra që ne nuk mund t’i kontrollojmë por mund t’i lani duart dhe t’i mbajmë larg fytyrave tona.

Ju cfare solucioni perdorni ne kushte shtepie?