Burrë e grua me koronavirus, ja si u infektuan…

 

Burre e grua te infektuar nga koronavirusi.

Ka ndodhur ne Elbasan ku numri i te infektuarve ka arritur ne 12.

Ka rezultuar pozitive me koronavirus bashkëshortja e 46 vjeçarit, pronar i një restoranti, i cili një ditë më parë edhe ai u konfirmua me virus, njofton Panorama online.

Nga 12 tamponë të marra familjes së 46 vjeçarit dhe kontakteve të tij të ngushta vetëm bashkëshortja ka rezultuar pozitive.

Kujtojmë se në përjashtim të rastit zero në Elbasan, të katër familjet e tjera në këtë qytet kanë pasur lidhje me njeri- tjetrin.

Si u infektua pronari?

Tre persona të cilët frekuentonin lokalin e shtetasit A.B në Elbasan kanë rezultuar pozitiv rreth dy javë më parë, ku dyshohet se e ka marrë edhe pronari i lokalit dhe më pas edhe bashkëshortja e tij.

Lokali i të infektuarve ndodhet në lagjen 5 maji, shumë pranë Gjykatës së re të qytetit.

Tashmë ambienti lokalit është dezinfektuar për të mos lejuar përhapjen e virusit vdekjeprurës COVID-19.