Bregdeti Shqiptar në Rrezik!! Reportazhi Alarmues i Portalit Turk "TRT World"!

Një e treta e vijës bregdetare më shumë se 400 kilometra në Shqipëri po gërryhet për shkak të një përzierjeje të rrezikshme të ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit të parregullt urban.

Në Shqipëri, erozioni bregdetar nga Deti Adriatik gëlltit plazhe, pyje dhe tokë. Dhe erozioni jo vetëm që kërcënon kafshët e egra, ai është gjithashtu i keq për biznesin.

Ambjentalistët thonë se duhet të fajësohet ky miks i rrezikshëm i ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit urban pa kriter.

Fshatarët në zonë po përballen gjithashtu me një të ardhme të pasigurtë.

Vija bregdetare e Shqipërisë është 427 kilometra (265 milje) e gjatë. Qeveria thotë se rreth një e treta e saj po erodon.

Peshkatarët në qytetin e Shëngjinit kanë frikë se do të duhet të largohen nga shtëpitë e tyre, ashtu si shumë pelikanë dhe peshq kanë lënë tashmë lagunën.