Bledi Gonxhja: Epoka kur kolaudimi mbyllte syte te ulja e kilometrazhit ka marre fund!

Shkruan Blendi Gonxhja Drejtor i Pergjithshem i Sherbimeve te Transportit Rrugor te Shqiperise:

240 mjete nuk e kanë kaluar testin e kontrollit teknik/janë refuzuar në vetëm 15 ditë, që nga fillimi i implementimit të Certifikatës së re të Kontrollit Teknik, si pasojë e ndërhyrjeve abuzive në odometër!

Të gjitha mjetet që rezultojnë me anomali në odometër, me kavo të këputur, me matësa difektoz, do të pajisen me certifikatë kolaudimi vetëm pas rregullimit dhe përditësimit të statusit të kilometrave, si edhe do t’u shënohet historiku real në certifikatë!

E SHKUARA DEL NË DRITË! KJO E DHËNË DO JETË PUBLIKE NGA JANARI 2023 PËR ÇDO TË INTERESUAR QË KËRKON TË INFORMOHET PËR NJË MJET!

DPSHTRR mirëkupton rastet kur zotërues të mjeteve rrugore trashëgojnë një status që është abuzuar nga shitësi apo zotërues të mëparshëm, ndaj edhe NXISIM qytetarët që të denoncojnë më tej në polici e në organet kompetente nëse janë mashtruar apo gënjyer në aktin e shitjes e në çmim!
⛔️ Stop uljes së kilometrave!
Ndal spekullimit me odometrin!
Sistemi i ri përditëson statusin e kilometrazhit dhe nxjerr historikun!
Kush abuzon NGEL në kolaudim!

DPSHTRR mirëpret rikontrolle vullnetare mjetesh për verifikim të kilometrazhit dhe INKURAJON konsumatorët, subjektet, blerës potencial në treg, që të verifikojnë historikun e mjetit rrugor përpara çdo transaksioni!

NGA JANARI 2023 ÇDO MJETI (i përdorur/me km) DO TARGOHET PËR HERË TË PARË VETËM PAS LEXIMIT ME MJETE INTELIGJENTE DHE DOKUMENTIMIT NË SISTEM TË STATUSIT REAL FILLESTAR TË ODOMETRIT! S’KA MË HAN PA PORTA SA I TAKON KILOMETRAZHIT! DPSHTRR DO RAPORTOJË TEK HOMOLOGËT E VENDIT TË ORIGJINËS ÇDO RAST!

DPSHTRR, gjithmonë në kërkim të rritjes së cilësisë së ofrimit të shërbimit për qytetarin, mbrojtjes së konsumatorit e të tregut automotiv, si edhe standardizimit të proceseve e sistemeve të kontrollit të flotës dhe të shërbimeve të transportit rrugor në Republikën e Shqipërisë!