Bledi Çuçi:Biseduam edhe per vijimin e bashkepunimit te ngushte...

Postim i Ministrit te Brendshem Bledi Çuçi per takimin me Ambasadoren e SHBA ne Tirane. zonjen Yuri Kim:

Pata kënaqësinë të ritakohesha sot me Ambasadoren e SHBA në Tiranë, zonjën Yuri Kim, kësaj here në detyrën e Ministrit të Brendshëm. Një takim shumë i mirë ashtu sikundër janë edhe raportet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndër të tjera biseduam edhe për vijimin e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve tona në çështje të rendit e sigurisë. SHBA mbeten një aleat e partner i pazëvendësueshëm politik dhe strategjik për Shqipërinë.