BE miraton certifikat te re udhetimi. Kush do te pajiset me te?

Ligjevenesit e Bashkimit Europian kane miratuar te merkuren nje certifikate te re udhetimi, e cila do te ndihmoje individet te levizin midis vendeve Europiane pa qene nevoja te karantinohen ose tu nenshtohen testeve shtese te koronavirusit. Ne kete menyre do te kemi nje sezon me normal pushimesh ndryshe nga sezoni veror i vitit 2020. Destinacionet kryesore te udhetimit si Greqia e kane miratuar certifikaten, e cila do te kete opsion te printuar ne leter ose ne format dixhital, qe mund te sigurohet me shpejtesi. Disa vende te BE-se kane filluar perdorimin me sistem. Duke filluar nga 1 Korriku, per 12 muaj te gjithe vendet e BE-se duhet te njohin certifikaten e vaksines. Ato do te testohen falas dhe do te vertetojne se nje person ose eshte vaksinuar plotesisht kunder virusit, ose eshte testuar negativisht kohet e fundit ose eshte sheruar nga semundja. Rregullat nuk do te zbatohen plotesisht per 6 jave per te lejuar vendet te pergatiten. Kalimet do te leshohen nga kombet individuale dhe do te permbajne nje kod me karakteristika te perparuara te sigurise.