Bashkia Gjirokaster, veprimtari e përbashkët me Ambasadën Çeke në Tiranë me rastin e Festës Kombëtare të Çekisë

Nga faqja e Bashkise Gjirokastër mesojme se ne bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Çeke eshte organizuar nje veprimtari e përbashkët, me rastin e Festës Kombëtare të Çekisë.

I pranishëm ka qenë edhe ambasadori, Jaroslav Ludva.

Mesazhet që u përcollën në këtë aktivitet, synonin rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Përgjatë organizimit u shfaq filmi artistik “Kolia”, i cili është vlerësuar me çmimin “OSCAR”.

Gjatë muajit tetor në Gjirokastër janë zhvilluar aktivitete të larmishme,në bashkëpunim edhe me ambasadën Gjermane dhe Italiane, të cilat kanë gjallëruar qytetin e gurtë, duke kontribuar për forcimin e bashkëpunimit, në kuadër të programeve të BE-së- shkruhet ne njoftimin e Bashkise Gjirokaster.

Ja disa foto nga aktiviteti i organizuar: