Bashkia e Vjenës nderon tetë personalitete shqiptare, midis tyre dhe nje grua e njohur gjirokastrite.

Bashkia e Vjenës ka nderuar me titullin “Ambasadorë të Paqes” personalitete nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut.

Famullitari nga Shkodra Don Vlash Palaj është njëri nga personalitetet e nderuar me këtë titull, për kontributin e tij si një nga përfaqësuesit më të lartë të klerit në Shkodër, për punën e tij në famulli dhe mesazhet që përcjell në shërbim të shoqërisë, shkruan obserber.kult.
Edhe ish-kryetarja e qarkut të Shkodrës Greta Bardeli, pedagoge dhe politikane është nderuar me këtë titull për kontributin e saj në jetën politike dhe sociale.

Po ashtu vlen të theksohet se titullin ambasadore e paqes nga Bashkia e Vjenës e ka marrë gazetarja kosovare dhe njëkohësisht poete, Vlora Ademi, përcjell tutje albinfo.ch.

Gjithashtu edhe Arjeta Kokalari së bashku edhe me personalitetet e tjera si, Xhenc Bezhi dhe Hazir Mehmeti nga Kosova, dhe Dijana Toska e Abidin Krasniqi, shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, moren tituj.

Lajmi u bë i ditur nga poeti dhe veprimtari, Gjergj Jozef Kola, i cili u shpreh në profilin e tij në Facebook se ndjehet i lumtur të pres në Vjenë, miqtë e nderuar nga fusha të ndryshme të jetës shqiptare për t’i nderuar me titullin e lartë e mjaft motivues, “Ambasador të Paqes”.

“Kurrë mos pushoni për të sakrifikuar për paqen dhe prosperitetin, për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe, siç thotë Nënë Tereza”, shprehet Kola.