Banoret nuk Largohen nga Banesat edhe Pse ato Shpallen te Pabanueshme

Edhe pse disa pallate jane shpallur te pabanueshme ne nje lagje ne Kavaje banoret rrefuzojne te largohen prej tyre.

Sipas gazetarit te Top Channel një grup banorësh në zonën e njohur si zona e “valutës” në afërsi të tregut industrial nuk largohen nga banesat e tyre edhe pse ato jane shpallur te pabanueshme.

Eksperte nga bashkia po shikojne shkallen e demtimit pas vleresimit paraprak si banesa te pabanueshme. Por edhe pse jane vendosur edhe shirita rrethues banoren shkojne here pas here te marrin orendite e tyre shtepiake.

Disa prej tyre thone se nuk kane ku te shkojne tjeter por do qendrojne ne apartamentet e tyre.

“Deri më tani nuk ka ardhur asnjë inxhinier nga bashkia për të na vlerësuar dëmet dhe për ta shpallur të pabanueshme godinën, ndaj dhe ne nuk largohemi. Po përpiqemi që të shpëtojmë ç’të mundim nga banesat, kolonat qëndruese janë krisur dhe kanë rënë, ne rrezikojmë por nuk largohemi sepse nuk kemi ku të shkojmë. Në qytetin tonë janë shpallur të pabanueshëm pesë pallate por pallati ku ne jetojmë është më i riu nga katër të tjerat pasi është ndërtuar këto 15 vitet e fundit”, u shprehën qytetarët per Top Channel.