Autoriteti Rrugor Shqiptar,ja akset problematike qe duhet te beni kujdes!

Autoriteti Rrugor Shqiptar ben me dije se, rrjedhoje e reshjeve te vazhdueshme te shiut, ne disa akse te vendit,  gjatë ditëve të fundit janë krijuar probleme.

Keshtu ka pasur rënie gurësh dhe materialesh në segmentin Ura e Kranesë-Syri i Kaltër, si dhe në segmentin Elbasan-Qafë Thanë, po ashtu edhe në Berat- Çorovodë.

ARRSH bën të ditur se po punohet për pastrimin e këtyre akseve dhe rikthimin në normalitet të tyre.

Nderkohe edhe ne Qarkun e Gjirokastres nga reshjet ka dalje te prrenjeve, bllokime te perkohshme te rrugeve qe, per pastrimin e tyre jane angazhuar forxat e sherbimeve te njesive administrative.