Autobuzi që u bllokua në Virua të Gjirokastrës kthehet mbrapsht

Një autobuz i nisur nga Tirana në drejtim të Greqisë bllokohet në Liqenin e Viroit të Gjirokastrës. Redaksia e Gjirokastra Online u mundua të kontaktonte vazhdimisht me shoferin e autobuzit dhe pas disa orësh ai na konfirmoi se pasagjerët janë mirë dhe po kthehen përsëri për Tiranë.

“U nisem ne drejtim te Greqisë dhe ne Virua ishte bllokuar rruga nga uji. Pritem deri ne oren 2 dhe na thane qe nuk behet fjale te hapet rruga”. – thotë shoferi i autobuzit Arti Gjata

Autobuzi po vazhdon rrugën dhe tashmë ka kaluar qytetin e Lushnjës.

Urojmë që të gjithë udhëtarët të kthehen shëndoshë e mirë!