Artisti i njohur gjirokastrit Nikolla Llambro shkruan per Luela Hajdaraga, Ambasadore e Shqiperise ne Athine

LUELA HAJDARAGA!
Kjo Zonjë me këtë fytyrë ëngjëllore, me shikim të ëmbël po këmëngulës, është Ambasadorja e Shipërisë këtu në Athinë.

Ka gati një vit që shërben si diplomate, por puna e saj , aktivitetet , veprat janë aq shumë e të harira sa të duket se ka vite që kryen detyrën si Ambasadore .
Pritja e shqiptarëve emigrantë lehtësimi i shërbimeve konsullore me cilësi e efikasitet,  janë për tu admiruar.

Ambasada kohët e fundit gumëzhin.Si rezultat i dashamirësisë , i vlerësimit dhe vëndit që i takon, intelektualëve, biznesëmenëve,shkrimtarëve, këngëtarëve, piktorëve, aktorëve etj.,nga Zonja Luela dhe Stafi i tërë Ambasadës, janë zhvilluar shumë aktivitete, takime pune e vlerësime për ta aq të munguara për Komunitetin Shqiptar në Greqi që nga koha kur shërbente si Ambasador Z.Bashkim Zeneli.

Organizimi aq i bukur dhe emocionant i Festave të 28 e 29 Nëntorit, nga ana e Stafit me në krye Z.Hajdaraga, pa dallim bindjesh politike, tregoi se Zonja Ambasadore është një Diplomate me horizont e largëpamësi, këmëngulje e guxim.

Koncerti në Hotelin Divni Karavel,kokteji mbas tij, tregoi që ne kemi e mundemi të tregojmë se jemi një Komunitet i kulturuar.

Organizimi dhe shfaqja e Koncerit artistik në “Megara Muziqis”( Godina e Madhe e Muzikës ku aty nuk është e lehtë të hyet ), fjalimi plot dinjitet, paraqitja me atë ecjen e sigurt e krenare , imponoi respekt e admirim në sallën e mbushur ku ndodheshin edhe Ministri i Jashtëm Z.Dhedhja, personalitete Greke ,si dhe Diplomat të tjerë.

Pjesemarrja në këtë koncert e Këngëtares së madhe Greke Gliqeria këngët shqip të kënduara prej saj, krijuan emocion e gjallëri.

Por qershia mbi tortë qe ndriçimi kuq e zi, si asnjëherë, në ngjyrën e flamurit tonë i Sheshit Omonia.Kjo tregon se Z.Hajdaraga është një Diplomate e kohës,ajo që duam ne Emigrantët dhe që na kish munguar!

Zonja Ambasadore Luela Hajdaraga!
Më falni për këto fjalë zëmre të shprehura me sinqeritet,por e vërteta duhet thënë ashtu siç është.
Mendoj se çdo shqiptar kështu do të shprehej për ju dhe tërë Stafin e Ambasadës që ju drejtoni!
Ju urojmë shëndet e suksese në punët tuaja!
Ju paçim!Gëzuar Festat e fund vitit!