Artan Lame: Bëhuni bashkë për të finalizuar legalizimin e apartamentit që keni blerë para shumë vitesh!

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame sëbashku me drejtorin e ASHK-së Tirana Jug, Mariglen Disha, Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj kanë ndarë 100 leje legalizimi në Njësinë Administrative nr. 7.

Pallati 9-katsh plus 1 nën tokë kishte 20 vjet i braktisur nga investitori.
Lame bëri thirrje që banorët të bëhen bashkë për të finalizuar legalizimin e apartamentit që kanë blerë para shumë vitesh!
Ndër të tjera Lame theksoi: Na shani, por edhe na lavdëroni për punën që bëjnë drejtoritë”.