Arrihet marreveshja, Yuri Kim"Çdo palë dha, çdo palë fitoi".

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka deklaruar pas mbledhjes me anëtarët e Këshillit Politik për reformën zgjedhore.

“Faleminderit që keni pritur me ne gjithë këtë ditë. Kemi pasur një ditë të gjatë. Dje kemi bërë progres të mirë jemi takuar sot për 9 orë të tjera dhe bëmë progres të jashtëzakonshëm. Në një negociatë që është kaq e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, çdo palë, çdo parti i kërkohet që të japë që shqip të fitojë. Çdo palë dha, çdo palë fitoi. Populli shqiptar mund të fitojë akoma më shumë. Çdo palë dha por më duhet t’i jap merita të veçanta partisë në pushtet. Kemi marrëveshje. Të gjitha masat në marrëveshje janë adresuar nga ODIHR. Përmban gjithashtu disa masa domethënëse që nuk janë rekomanduar nga ODIHR. Ka ardhur koha për opozitën, PD dhe mikun tim Luli Basha që të baraspeshojnë gjithë aktorët që të thonë po për popullin shqiptar dhe Shqipërinë në Europë. Topi është në fushën e tij e ardhmja është në Europë.” deklaroi Yuri Kim./E.B./Fjala.al