Ambasada Amerikane: Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt

Ambasada Amerikane në Tiranë, bën të ditur se shkrimtari Ismail Kadare do të vlerësohet me një çmim të rëndësishëm në Letërsi në një festival të Letërsisë në SHBA.
Ambasada Amerikane: Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt
“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti. Si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore, Festivali Neustadt i Letërsisë është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga World Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës.”– njofton ambasada.
Këtë vit, ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen.
“Ju ftojmë të bashkoheni me ne dhe të shohim me krenari poetin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë teksa nderohet për arritjet e tij”– vijon më tej njoftimi i Ambasadës.
Ky festival, mbi të gjitha, ka për qëllim të festojë librat dhe kulturën ndërkombëtare. Juria e Neustadt lexoi “Prilli i Thyer” si tekstin përfaqësues të veprës së Kadaresë.