Aleksandër Çipa për Timo Mërkurin që nderohet me titullin Nderi i Himarës

I dashur Timo dua te te uroj nga zemra suksese dhe shume urime per titullin e merituar qe te jepet meritueshem ty dhe nderon ne menyre te posaçme Pilurin tone te perendishem dhe Himaren tone te perfaqesuar.

Nderimi yt eshte nje kenaqesi shpirterore per çdo bije e bir te Pilurit. Duke te dhene titullin ” Nderi i Himares”, vete Himara pasuron aktin dhe vleren nderuese te vetvetes. Por ne rastin tend, kete nderim ajo e adreson tek çmueshmeria e njeriut te kultures dhe aq me teper, te interpretuesit aq te adhurueshem te saj, pra te trashegimise etnikulturore te ketij visi qe ekziston si entitet shume epoka para se te shfaqeshin etnite.

I dashur Timo, ju jeni nje nder bijte emer-njohur dhe mbiemer-shquar te vendlindjes sone te lashte Pilur, e cila eshte ngulitur tek lartesia, si e lartesishme perhere. Me punen dhe produktin e penes suaj, ju keni fituar nje status te pazhbeshem te shfaqjes dhe perfaqesimit kulturologjik. Ne kete beme, ju jeni perfshire tashme ne mirenjohjen kombetare shqiptare, sikunder e thote poeti gjuhebukur, i tepelenti piluriot, i adhurueshmi i poezise shqipe, Petrit Ruka.

Ne ceremonine e nderimit tend do te duhej te ndodhesha patjeter, por per arsye te pamposhtur prej meje, nuk u ndodha dot. Aq me teper qe ketij pengu si mjegull do t’i bashkengjitet perkueshem si dite, edhe dhimbja per humbjen e tezes sime emershenjte Sofi.
Por kjo mungese e nje çasti nuk behet dot kujtese, ndersa gezimi i nderimit tend eshte i paharrueshem dhe i çmuar me shume sa nga mund ta thote fjala.