A duhen mbajtur dorezat?
A duhen mbajtur dorezat?
Eshte debat i zhvilluar dhe me pare. Per mjekun Arben Beqiri ato nuk duhen mbajtur dhe, lidhur me kete, i eshte drejtuar dhe Ministres se Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve.
“Në shumë bare dhe shërbim publik, banka, etj shoh personelin të mbajnë doreza. I bëj thirrje Ministres Ogerta Manastirliu dhe Komitetit të Task Forcës që sa më shpejt të urdhërojnë mospërdorimin e tyre në këto shërbime. Dorezat bëhen vetëm përhapëse të infeksionit Covid dhe të shumë infeksioneve të tjera”, ka shkruar mjeku Arben Beqiri.