A do të bëjmë plazh këtë vit? Ja se çfarë thotë mjeku i njohur Erion Dasho

Mjeku Erion Dasho, Ekspert i Shëndetit Publik per Abc news eshte shprehur:

“Unë jam optimist dhe mendoj se kjo verë do të na gjejë të hapur dhe të gjithë këto masa që po përfiten dhe nga studimet dhe testet serologjike të bëra në Itali, Francë dhe në Gjermani do të dalin në përfundimin se vdekshmëria e koronavirusit është më e vogël se ajo që u tha në fillim. Të gjitha këto do tregojnë se masat do të lehtësohen plotësisht dhe në vere virusi vetëshkatërrohet më shpejt në mjedis. Trump në një deklaratë pak ditë më parë, ku një kryemjek në departamentin e mbrojtjës tregoi se virusi shkatërrohet shumë shpejt në mjedis. Kjo do të thotë se në verë nëse ne do të zbatojmë minimalisht të gjithë ato masa të marra besoj dhe me studimet e fundit, besoj se plazhi do të kryhet pa anjë lloj kufizimi.

Vera në Mesdhe dihet se është e nxehtë dhe virusi do të kalojë më shpejt për shkak se dhe imuniteti i njeriut është më i fortë. Ne duhet të fokusohemi në tre kategori të mbrojmë personelin mjeksor pasi është në kontakt të drejtpërdrejtë me të sëmurët, të mbrojmë të moshuarit, por jo me polic e me gjoba, por duke e edukuar që ti themi mos të dalë në rrug kur janë të populluara, por të dalë në mëngjes, po ashtu edhe të sëmurët kronik duke u thënë që të kujdesen për veten”, është shprehur eksperti Dasho për abc news.