6 Gusht 2020, Sotira fshati i bukur i Dropullit te Siperm

Sot eshte 6 gusht 2020 dhe per banoret e fshatit Sotire te Dropullit te Siperm eshte dite e vecante.

Ka ditelindjen Shen SOTIRI dhe kisha e fshatit mban emrin e ketij shenjti te shquar.

Ndryshe nga cdo vit, kjo feste fetare kete radhe duket e munguar, por jo e harruar. Sotiriotet dhe banoret e fshatrave rreth nuk do mblidhen si nga viti i kaluar e me pare, per shkak te pandemise, por perseri duke respektuar protokollin e masave kunder covid19, themi se do “festojne” ne distance.

Per ata qe kane qene cdo vit ne 6 gusht, ne festen e fshatit, por qe kete radhe nuk ndodhen, menduam te percjellim disa foto me pamje nga Sotira, per mall, kujtime dhe urim per festen.

Ne Sotire ishte sot dhe Kryetari i Bashkise Dropull ,z. Dhimitraq Toli, ku festonte Shen Sotiri ose Shperfytyrimi i Zotit.
Zoti Dhimitraq Toli uroi Sotiriotet ” Gezuar dhe per shume vjet!” dhe me kete rast uron publikisht te gjithe Dropullitet dhe Pogonitet qe kane Diten e Emrit, sot me 6 Gusht…:
” Me rastin e Dites se Emrit Tuaj, Gezuar dhe per shume vjet!
Shendet , Lumturi ne Familjet Tuaja dhe Perendia qofte me Ju!”