53 raste të reja pozitivë, shtohet numri i moshave të reja të infektuar me koronavirus

Ne vend qe ta nisnim diten me ndonje lajm te mire, me koronavirusin  neper kembe kjo nuk eshte mundur.

Edhe sot regjistrohen shifra te frikshme, 53 raste te reja pozitivë ne 24 oret e fundit, raporton Ministria e Shendetesise.

Keshtu brenda 24 orëve janë kryer 320 testime, prej të cilëve 53 kanë rezultuar pozitivë.

Ka patur dhe humbje jete.

Nje 70 vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv.

Gjithashtu pasditen e djeshme një person, i prekuri i parë me COVID-19 nga Gjirokastra, ka humbur jetën gjatë transportit për në shtëpi, duke e çuar në 44 numrin e viktimave.

Bëhet me dije se 68-vjeçari ishte i shtruar në QSUT që prej 20 majit, për shkak se vuante nga hepatiti, ku edhe u infektua me koronavirus. Ndërkohë viktima në muajin qershor u konstatua me COVID-19, dhe më pas u transferua në Spitalin Infektiv. Dje 68-vjeçari ka lënë Spitalin Infektiv në gjendje të mirë shëndetësore, por rrugës për në Gjirokastër ka humbur jetën.

Ditën e djeshme është shtuar edhe numri i moshave të reja të infektuar me koronavirus, ndërsa bëhet e ditur se janë shëruar 12 pacientë dhe po marrin shërbim në ambientet spitalore 63 pacientë, ku vetëm 2 prej tyre janë në gjendje më të rënduar.

Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar në 1126 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.