4000 urgjenca te pritura, ja si ju ndihmojne ekipet mjekesore

Nga koha qe vendi eshte  “pushtuar” nga pandemia Covid 19 ekipet e punes te sistemit shendetesor kane qene ne aktivitet te vazhdueshem dhe kane perballuar nje volum te madh pune ne mbrojtje te shendetit te njerezve.Kete e tregojne edhe shifrat e dhena nga Ministrja Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

Nga Spitali Universitar i Traumës ajo tha:

“Shqetësimi më i madh ka qenë garantimi i shërbimeve të urgjencës për qytetarët në këtë periudhë. Arritëm që të vendosnim përqendrimin në urgjencën e Spitalit të Traumës të të gjithë kirurgjive, edhe ato të sëmundjeve malinje. Janë rreth 4000 urgjenca të pritura dhe rreth 16-20 ndërhyrje të urgjencës kirurgjikale. Bëmë një organizim të sistemit shëndetësor që të mos mungonte aspak shërbimi cilësor për qytetarët”.

Per hapjen gradualisht te sistemit shendetesor ajo tha se “Jemi duke vlerësuar me shumë kujdes të gjitha fazat e hapjes së sistemit shëndetësor që nuk do jenë dhe aq të shpejta. Pasi duhet që të garantojmë mbrojtjen e pacientëve, mbrojtjen tuaj. Puna nuk ka ndalur në spitale, por për urgjencat kirurgjikale dhe ato malinje do të vazhdojë puna me intensitet nga stafet mjekësore kudo në vend”.