"300 Burra jane akoma ne burg", MCN TV drejt e ne Lazarat per Opinionin LIVE mbi Legalizimin e Kanabisit! (video)

Diten e sotme TV MCN ka shfaqur nje reportazh te zhvilluar dite me pare ne fshatin Lazarat te Gjirokastres, nga gazetarja e mirenjohur gjirokastrite Alida Lula.

Aresyeja e ketij reportazhi ka qene pikerisht nisma e kryeministrit Edi Rama nepermjet pyetesorit te Keshilliit Kombetar, ku nje nder pikat qe do te kontribuonin ne zhvillimin e vendit do te ishte edhe kultivimi i kanabisit, qe ne fakt theksohet se do te ishte per qellime mjekesore.

Ndonese nje pjese e banoreve te fshatit nuk kane dashur te prononcohen para kamerave duke treguar se jane lene jashte vemendjes gjithe kete kohe, nje pjese qe jane pergjigjur kane vene ne dukje faktin se “ne ate kohe punonin per vete, kurse tani i bie te punojne per te tjeret”.

Gjithashtu me shqetesuese per ta eshte fakti se shume te rinj nga Lazarati jane akoma ne burg, dhe me sa mbahet mend prej tyre (jashte kamerave) ekonomia ne ate kohe ka qene e arte jo vetem per Lazaratin por per Gjirokastren e me tej…

Per me teper shikoni videon ne faqen e FB te MCN TV:

Këshillimi Kombëtar është një nismë e qeverisë për të dëgjuar mendimin e qytetarëve, e cila do të zhvillohet përmes një pyetësori, ku një ndër to është dhe legalizimi i kanabisit mjekësor.

MCN ishte në Lazarat, fshatit që u stigmatizua për kultivimin e bimëve narkotike. Gazetarja Alida Lula sjell opinionet e banorëve se si është pritur kjo nismë dhe çfarë kërkojnë ata në këmbim të legalizimit./MCN