Urimi i familjes Zisi nga Tranoshishta per biznesmenin lunxhot Kiço Noti

Keto ne tepsi jane petullat e Pashkes dhe Krishtlindjeve qe familja Zisi nga fshati Tranoshishte e krahines se Lunxherise ia ka derguar dhurate Presidentit te firmes se njohur Trahana dhe Rosnica Lunxheria zotit Kiço NOTI, urim per festat e fundvitit, Krishtlindjen dhe Vitin e RI.

 

Per kete dhurate, vleresimin e familjes Zisi, zoti Kiço e ka shprehur edhe ne faqen e tij ne fb ku ka shkruar :

Keto petulla qe dergohen edhe dhurate, behen edhe per te nderuar dhe respektuar njerezit e mire qe punojne per vete por qe kujdesen edhe per te tjeret.

Jane petulla te derrases ndryshe nga te tjerat,tradite shekullore e gjysheve dhe nenave te krahines se Lunxherise.

Thone se kane nje moshe, nje “ditëlindje”, me lindjen e Krishtit.Historia e ardhur deri ne ditet tona eshte kjo:Kur Nënë Maria lindi Krishtin, te kasollja e mbeshtollën me peta të ngrohta të përgatitura në zjarr. Nga ky moment u quajten Petullat e Pashkes per t’i shijuar edhe ne Krishtlindje.