Bashkia Sarandë, urime dhe suksese pjesëmarrësve të vegjël në konkursin e pikturës dhe eseve!

Per nxitjen e talenteve te reja , nxenesve te shkollave, Bashkia e qytetit te Sarandes ka shpallur nje konkurs interesant me tematike te zgjedhur, ne pikt ure dhe ese, me rastin e Dites Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj vajzave e grave.

Konkursi ka filluar nga data 25 nentor dhe vazhdon deri me 9 dhjetor dhe pas kesaj shpellen dhe fituesit, me 10 dhjetor.

Krijimet artistike te dy gjinive postohen në faqen zyrtare të Bashkisë Sarandë në Facebook.

Per fituesit, do te kete disa cmime:

-Ҫmimi i publikut! (në bazë të pëlqimeve (like) për secilin krijim, ne faqen zyrtare të Facebook Bashkia Sarande).

-Ҫmimi “Bashkia Sarandë”.

-Ҫmimi i jurisë profesioniste.

Të gjithë fituesit do të priten me datë 10 Dhjetor 2020 nga Kryetari i Bashkisë së Sarandës për të tërhequr çmimet përkatëse.

Per ilustrim, po percjellim ne faqen tone vizatimin e nxeneses Vanesa Loçi, 10 vjeç nga shkolla “Adem Sheme” qe merr pjesë në sesionin 1 me pikturë.

This image has an empty alt attribute; its file name is 128774291_2815975608647132_5164800307725684412_o-2.jpg

URIME DHE SUKSESE TE GJITHE PJESEMARRESVE TE VEGJEL NE KONKURSIN E PIKTURES DHE ATE TE ESEVE!