Sot ne Gjirokaster, aktorja dhe kengetarja e famshme Justina Aliaj shfaq premieren unike poetike “Eter dhe bij”

Aktorja dhe kengetarja e famshme Justina Aliaj sot ne oren 19.00 ne Odeonin e Gjirokastres shfaq premieren unike poetike “Eter dhe bij”.
Permes nje performimi te rralle, duke alternuar muziken me poezine e tri autoreve te se njejtes gjenealogji, poeteve Lefter, Aleksander dhe Akri Çipa, diva e skenes mbledh sot dhjetra e qindra fansa dhe artdashes ne qytetin e gurte te Jugut.

Aktore, artiste dhe miq te artisteve autore te kesaj premiere poetike behen bashke ne eventin artistik qe sfidon pandemine dhe rigorozisht respekton protokollet e mbrojtjes nga COVID-19.

Premiera e mundesuar nga TID Gjirokaster, Bashkia e Gjirokastres dhe Qendra Arberia News, ne kuader te Javes se Trashegimise, starton per here te pare sot ne mbremje ne Gjirokaster dhe vijon ne Tirane, Vlore etj.