Flori Binaj:Mē vjen keq që do mungoj këto 2 javët e fundit të sezonit të Portokallisë por skam ç’bëj…

Flor Binaj aktori i “Portokallise” ka dale i infektuar me covid 19.

Ne nje postim ai ka shkruar, vec te tjerave:

Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas nje testimi rutine, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19.U vetëizolova që para testimit dhe do qëndrojë në izolim si gjithë të tjerët deri nē pērfundim të krantinës.Fatmirsisht nuk kam asnje simptomë dhe asnjë shqetsim dhe gëzoj shëndet të plotë.Mendova t’jua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janē të gatshëm të shkruajnë çdo gjë!

Mē vjen keq që do mungoj këto 2 javët e fundit të sezonit të Portokallisë por skam ç’bëj…

Dhe për të gjithë ata që më pyesin: ku e more?-i them, e mora në Gjermani por km i ka origjinale të vetat!

Shëndet të gjithëve!’- shkruan Flori.

r