Ja çfarë ndodh kur në Pazar "trazohet muhabeti" me fjalë turpe, të hidhura e të dhunshme

Sot eshte Dita Boterore e Mjedisit. Ne shtyp, TV e rrjetet sociale u fol nga mengjesi ne darke per natyren,ta duam e ta mbrojme, por cuditerisht nuk degjuam gje per “mjedisin ne shoqeri”, per mjedisin e gojes, sa te paster dhe te piste e kemi, pra per fjalet e bukura qe duhet te perdorim dhe fjalet turpe, te ndyra qe nuk duhet t`i perdorim.

Fjalet e bukura e te mira na bashkeshoqerojne sa hapim syte dhe dalim nga porta e shtepise, si je, si u gdhive, dite te mbare, muaj te mbare, ta gezosh ditelindjen etj etj.por, me pas, kur “trazhohet muhabeti”, nje kategori, jo shumice, shperthen edhe ne fjale turpe, te pista, balle perballe e ne sy te botes dhe me ze te forte e ca here me ulurima e grushta.

Te vjetrit e sotem dikur dhe ata femije thone se nuk perdornin fjale turpe se nuk flisnin kurre para prinderve e ca me shume ne pazar, ndersa ata qe i perdorin sot i shprehin edhe me mburrje e krenari, bejne dhe trimin, tregojne forcen.

Keshtu fjalet e ndyra ne mjedisin ku levizim te gjithe dhe duhet thene qe ” heshtim” te gjithe, ato kane gjetur mbeshtetje e indiference totale. Perdoruesit nuk kane cipe ne faqe dhe sic shprehet populli, e kane ngrene “turpin me buke”, as skuqen, as zverdhen.

Pse e hapem kete teme?

Se nuk mjafton vetem te kesh e te duash nje natyre te paster dhe te shendeteshme, me gjelberim dhe freski, ushqim per syrin dhe shpirtin e bute te njeriut , por dhe mjedisin e fjaleve qe rrotullohen midis nesh,  femijeve e te rriturve per te qene te paster nga goja e jo te hidhur, te dhunshem e te piste si ne familje, ne shkolle e institucine, deri ne parlament ku dhe aty nuk kursehen fjalet turpe,sic thuhet ne fjalorin e te folems te qytetit te Gjirokastres.